Bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, policia patrullim në pikat strategjike të Tiranës, vendosen 2 mijë gjoba

Aktualitet

Bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, policia patrullim në

Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre:

-105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera;

-1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë;

-91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.

Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT