Organizonte lojëra fati në lokalin e tij në Korçë, pranga pronarit, nën hetim dy të rinj

Aktualitet

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij në Korçë,

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi në ambientet e lokalit të tij u zbulua se organizoheshin lojëra fati.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan disa celularë që përmbanin faqe aktive për baste sportive.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 26-vjeçar, i cili punonte në mënyrë të paligjshme në lokal, si dhe për një 30-vjeçar që ndodhej në ambientet e lokalit dhe në celularin e të cilit u gjetën gjithashtu faqe bastesh aktive.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë zbuluar 2 lokale në lagjen nr. 8 në qytet, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste: u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasi L. Dh., 32 vjeç, banues në Korçë, pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati;

nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin M. S., 26 vjeç, banues në Korçë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e shtetasit L. DH. Gjatë këqyrjes së celularëve të këtyre dy shtetasve, u gjetën faqe aktive për baste sportive. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin H. L., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e lokalit ku qëndronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion