Akuzohet si pjesë e grupit kriminal të drogës në Itali, detaje nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit, u prangos në…

Aktualitet

Akuzohet si pjesë e grupit kriminal të drogës në Itali,

Zbardhen detaje nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, në kuadër të një megaoperacioni, në bashkëpunim mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

Raportohet se ai ndodhej në Akademinë e policisë ku ndiqte një kurs trajnimi 3 mujor për Antiterrorin.

Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias.

Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

Mësohet se më herët ka qenë të Forcat Operacionale. Sakaq, ekzekutimi i masës ndaj oficerit të policisë është bërë nga AMP-ja.

ME TE LEXUARAT