Kërkim prej 36 orësh nën rrënojat e hotelit, shkon në 17 numri i viktimave në Kinë
Lajmifundit
/
14 July 2021, 10:23
Bota

Ka shkuar në 17 numri i viktimave nga shembja e hotelit në Kinë. Mësohet se ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet për 36 orë, duke nxjerrë gjallë vetëm 6 persona.
Sipas hetimeve paraprake u zbulua se shembja është shkaktuar si pasojë e punimeve të pronarit të hotelit, i cili i ka shtuar ndërtesës edhe një kat tjetër, duke rënduar strukturën. Ekipet e hetimit të incidentit që rezultoi tragjik, u shprehën se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.
Hoteli u shemb ditën e hënë dhe menjëherë në vendngjarje u paraqitën 600 punonjës shpëtimi të cilët nuk ndalën ritmin e punës për asnjë moment.


