‘Bilanci’/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 10 mijë gjoba në një javë në Tiranë

Aktualitet

‘Bilanci’/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 10 mijë
Policia Rrugore e Tiranës, ka publikuar bilancin e javës, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor.

Policia sqaron se në një javë, janë vendosur mbi 10 mijë gjoba, për xhamat e zinj, tejkalim shpejtësie, parakalim të gabuar, përdorim i celularit, apo mos vendosje të rripit të sigurimit.

Sakaq 6 persona janë proceduar, pasi 3 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Për një shofer ka nisur hetimi pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

MASAT ADMINISTRATIVE:

-10.327 masa në total, mesatarisht 1.475/ditë:

-121 për xhama të zinj

-419 për tejkalim shpejtësie

-331 për parakalim të gabuar

-597 për përdorim celulari

-797 për pa rrip sigurimi

-283 për pa kaskë

-621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve

-74 për mosrespektim Stop

-49 për sjellje të këmbësorëve

-6.001 për qëndrim të gabuar

-1.034 masa të ndryshme

-38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.

42 automjete të bllokuara:

-3 me targa të huaja për verifikim

-30 për detyrime të palikuiduara

-1 pa dokumentacio

– 8 spostuar me mjet ngritës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion