Blegtoria shqiptare në KRIZË! Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë, fabrikat "mbahen" nga importi

Aktualitet

Blegtoria shqiptare në KRIZË! Numri i krerëve përgjysmohet

Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Austria dhe Kosova. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro.

Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë.

I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda të njëjtës periudhë, në stabilimet blegtoriale ka 1 mln dele dhe dhi më pak. Ndërsa numri i shpendëve gjatë kësaj dekade ka rënë me 2 mln 501 mijë.

Të vetmet vlera pozitive shihen tek bletaria, ku numri i familjeve të bletës është rritur me 3,000 koshere. Braktisja e blegtorisë është pasojë e politikave të gabuara që ka ndjekur Ministria e Bujqësisë ndër vite për këtë sektor.

Subvencionimi për krerë nuk i ka bindur njerëzit e fshatit të merren me mbarështimin e tyre, sepse kjo formë mbështetje nuk i justifikon kostot e prodhimit të qumështit, ndërkohë që fabrikat kërkojnë ta marrin qumështin me një çmim shumë herë më të ulët, që kap vlerën e 54 lekëve. Përballë këtyre kushteve, nënproduktet e qumështit në tryezën shqiptare si vend origjine kanë shtetet e rajonit, ku 1 L qumësht importi kushton afërsisht 10 lekë më pak se 1 L qumësht nga Lushnja./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion