Bien temperaturat, IGJEUM: Edhe nesër, reshje të dobëta në cdo qark!
Jugu i Shqiperise u perfshi nga reshjet momentale pasditen e sotme, nderkohe qe Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje edhe per diten e neserme.
Ne buletinin 24 oresh, IGJEUM shkruan:
PARASHIKIMI METEO
----------------------
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.18) dhe e premte, date 19 korrik, priten reshje të dobëta ose lokale të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e premte, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 27 / 35 °C
në vendet e ulëta: 25 / 38 °C
në vendet malore: 19 / 31 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.18) dhe nesër (e premte, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Cfare ndodhi sot?
Per më shumë se 30 minuta në jug të vendit kanë nisur reshje të dendura shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen.
Stuhi me shi të rrëmbyeshëm ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit.
Në qytetin e Cërrikut, shiu i rrëmbyeshëm ka rrëzuar një pemë në qendër të qytetit. Pema u largua më pas nga ekipet zjarrfikëse.