Dokumenti i brendshëm i BE, Ballkani Perëndimor i zhgënjyer me zgjerimin

Kosovë&Rajon

Dokumenti i brendshëm i BE, Ballkani Perëndimor i zhgënjyer me

Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Europian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se qytetaret në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë zhgënjim të thellë lidhur me procesin e zgjerimit.

Raporti identifikon si faktorë kryesorë mungesën e hapave vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit Europian me mars te 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmin e ngadaltë në Serbi dhe Mal të Zi për të ecur në rrugën e BE-së, pasigurinë në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë e të tjera.

Zhgënjimin e ka ushqyer më tej perceptimi se BE-ja i shpërndau me vonesë vaksinat për Covid-19, sipas raportit qe mban datën 5 maj e që zyrtarët e Bashkimit Europian u kanë dërguar 27 ministrive të jashtme të vendeve anëtare.

Atje thuhet se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i anëtarësimit në BE ka shërbyer si nxitja më e fortë për reformat. Tani është me rëndësi thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt dhe të ecin përpara, paralelisht me vazhdimin e reformave në të dyja vendet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion