Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, kreu i KM: Mos harroni familjet

Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, kreu i KM: Mos

Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Ashtu si çdo herë, kjo festë nis nga sheshet e qyteteve. Fjalimi i Hoxhës nisi që në mëngjes, që më pas pasoi me faljen e Bajramit. Për këtë ditë të shenjtë, ka folur kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Në fjalën e tij, ai bëri thirrje për më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

"Të dashur motra dhe vëllezër, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin, festa që simbolizon dashurinë e njeriut ndaj Zotit të Gjithësisë.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, kreu i KM: Mos

Kjo festë mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në Islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht, Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa e lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Jeta e njeriut është një rrugë kalim nga kjo botë për në botën e përtejme.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, kreu i KM: Mos

Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshëm, ngut për të arritur gjëra materiale edhe pse e dimë që ato nuk do i mbeten askujt. Dua të sjellë në vëmendje lënien në harresë të familjes, ditë si kjo e sotmja duhet të shërbejnë për të reflektuar. Ne shohim se si rastet te dhunës në familje rriten, kjo është e papranueshme, fjala divorc po kthehet në diçka normale për çiftet. Shqetësuese është sjellja ndaj prindërve.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, kreu i KM: Mos

Mos i lini vetëm, kujdesuni për ta.  Këto fenomene janë kambanë alarmi të asaj që po vjen, ne e kemi detyrim ta ndalim atë, nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit të vëmendjes te familja. Ne duhet ta ruajmë me fanatizëm familjen. Familja është bërthama e shoqërisë njerëzore. Ushqeni dashuri ndaj njëri-tjetrit, t'i lutemi Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë", tha ai”, tha Spahiu.

 

 

ME TE LEXUARAT