Aksion i beftë i policisë në Shkodër, arrestohet bisnesmeni i njohur

Aktualitet

Aksion i beftë i policisë në Shkodër, arrestohet bisnesmeni

Biznesmeni Isuf Isufi eshte arrestuar diten e sotme nga Policia e Shkodrës.

Ai ka rene ne pranga gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kane gjetur atij një pistoletë pa leje.

Pak ore me pare mesohet se biznesmeni është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Isuf Isufi eshte sipermarres i njohur në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë.

Ai është vëllai i Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020, plagosi një tjetër person.

ME TE LEXUARAT