Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje në tru!

Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Janë me hematoma serioze,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi protestuesit e shtruar te Spitali i Traumës në mesnatën e të premtes. I shoqëruar edhe nga deputeti Tritan Shehu ai pa gjendjen e protestuesve, dy prej të cilëve, sipas Berishës, janë dhunuar nga policia.

Në një prononcim për mediat, lideri i opozitës tha se njëri prej protestuesve është goditur me shqelm në kokë gjatë arrestimit dhe ka hematoma të shumta. Ndërkaq, protestuesi tjetër u qëllua në kokë me një garantë gazilotësjellësi, duke marrë dëmtime të rënda.

“Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do ti bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor”, tha Berisha.

“Një pjesë e mirë e policisë ka treguar vetëpërmbajtje, por mes tyre ka patur kriminelë dhe të droguar që kanë kryer akte të tilla. Nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit me një gërvishtje të vetme. Protesta është paqësore dhe në tërësi i përgëzoj policët që treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës”, shtoi kreu demokrat.

ME TE LEXUARAT