Protesta e opozitës, 52 persona të shoqëruar në polici! 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim

Aktualitet

Protesta e opozitës, 52 persona të shoqëruar në polici! 17

Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës.

Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Protesta e opozitës, 52 persona të shoqëruar në polici! 17

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë pati edhe disa të lënduar që u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Mes të lënduarve ishte edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili përfundoi në urgjencën e QSUT-së pas një dëmtimi që pësoi në tre gishta.

Protesta e opozitës, 52 persona të shoqëruar në polici! 17

“Një këto bombat dhe duke qenë se e kisha shumë afër, edhe fluksi i gazit ishte i lartë kërkova ta largoj dhe temperatura bëri të veten. Më janë djegur tre gishtat. Erdha të marr mjekimin. Djegia është e shkallës së dytë”, tha Boçi.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nga Komisariati Nr. 1, tha për mediat se një prej protestuesve të shoqëruar është dhunuar nga policia dhe, sipas tij, është mbajtur në komisariat në kundërshtim me ligjin, edhe pse kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Protesta e opozitës, 52 persona të shoqëruar në polici! 17

Ai tha se pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, personi në fjalë është transportuar me ambulancë drejt Spitali Universitar i Traumës për trajtim.

 

ME TE LEXUARAT