Berisha non- grata në SHBA, Basha refuzoi ftesën e Yuri Kim për të marrë pjesë në ceremoninë e “Defender 21”

Aktualitet

Berisha non- grata në SHBA, Basha refuzoi ftesën e Yuri Kim për

Në ceremoninë e “Defender Europë 21” mungoi kryedemorkati Lulzim Basha, pavarësisht se kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Për këtë situatë, VOA shkruan se kryediplomatja kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike. Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij. Pas vendimit të DASH, Basha reagoi duke mbështetur qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se vendimi ishte marrë pa asnjë bazë konkrete, duke bërë thirrje që të bëhet transaparecë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

Basha tha në reagimin e tij para disa ditësh se Berisha është "udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit". Por po ashtu, Basha nënvizoi se vendimi i DAHS vendim nuk do të cenojë marrëdhënien "e shkëlqyer" të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion