Berisha: Erdhi koha të përmbysim regjimin!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar këtë të hënë në tubimin qytetar që po mbahet poshtë banesës së tij se ka ardhur koha që të përmbyset regjimi.
Pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë Rama, që nga afera “5D”, “Xibraka”, çështja “Xhaçka”, së fundmi edhe mashtrimi me Shpiragun, Berisha bën thirrje për revoltë qytetare.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është koha pra që t’i përgjigjemi thirrjes së brendshme të çdo qytetari të ndershëm.
T’i përgjigjemi siç do i përgjigjej çdo qytetar evropian i civilizuar.
Është koha të përmbysim këtë regjim me të gjithë forcën tonë.
Të dashur miq, opozitarë dhe opozitare, demokratë dhe demokratë, sot është koha e sakrificës.
Vetëm me sakrificat tuaja ndërtohet fitorja.
Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset dinjiteti.
Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve.
Ndaj dhe sot është koha e zemërimit tënd, sot është koha e guximit tënd.
A mund të imagjinohet, janë dhënë 130 milionë euro, djegësi nuk ekziston?
A mund të imagjinohet, drejtorët e tij kanë krijuar kompani dhe kanë shndërruar në hotele paratë e taksapaguesve?
A mund të imagjinohet që të qëndrojë ky në pushtet dhe të mos japë dorëheqje një minutë e më parë?
Të premten, dita jonë, të premten, ora jonë.
Të premten, ora e fitores!
Demokrate dhe demokratë, të gjithë te bashkia.
Qytetare dhe qytetarë, të gjithë te bashkia.
Të kërrejmë monstrën e qytetit. Ta nxjerrim monstrën nga shtëpia e parë.
Të rivendosim dinjitetin e qytetarëve të Tiranës.