"Benzi" humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e parkuar në Lushnjë- Rrogozhinë, dy të plagosur

Aktualitet

"Benzi" humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e parkuar në

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Shkaktar i aksidentit ka qenë mjeti tip "Benz" i cili është përplasur me një mjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona.

Të plagosurit janë drejtuesi i “Benz”-it dhe pasagjeri. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion