Vizat turistike drejt SHBA-së, Ambasada Amerikane jep sqarimin e rëndësishëm për shqiptarët!

Aktualitet

Vizat turistike drejt SHBA-së, Ambasada Amerikane jep sqarimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas Ambasadës, është Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ai që përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA.

“Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën ‘prano deri më…’ në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës”, thuhet më tej në njoftim. 

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion