“Bëja vetë insulinën babait”, ministria reagon pas skandalit në spitalin e Fierit

Aktualitet

“Bëja vetë insulinën babait”, ministria reagon pas

Ka adhur reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me denoncimin që u bë sot në emisionin "Stop", ku u shfaq një audio e regjistruar nga momenti i dhunimit të një qytetari nga ana e disa mjekëve. Ministria përmes njoftimit është shprehur se dënon ashpër dhunën, ndërsa bën me dije se ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen.

"Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj", thuhet në reagim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion