Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit në vendin tonë

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit në vendin tonë

Moti në vendin tonë ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, në pjesën e parë të ditës, ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët, por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Në pjesën e dytë të ditës, parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes PO ashtu rënia vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion