BE, Italia dhe UNDP investojnë 16 mln € për pyjet në Shqipëri, Gonzato: Hap i rëndësishëm në procesin e integrimit

Aktualitet

BE, Italia dhe UNDP investojnë 16 mln € për pyjet në

elegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka njoftuar një investim prej 16 milionë eurosh në bashkëpunim me Italinë dhe UNDP, përmes programit “BE për Pyjet”, me fokus restaurimin e ekosistemeve pyjore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.

Programi synon të forcojë mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, shpyllëzimi dhe efektet e ndryshimeve klimatike, si dhe të mbështesë komunitetet lokale që varen nga këto burime natyrore.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se iniciativa ndihmon vendin të përafrohet me standardet mjedisore dhe klimatike të Bashkimit Europian, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion