Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, ja çfarë diskutuan

Politikë

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, ja çfarë

Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rob Jetten theksoi se marrëdhëniet mes Holandë dhe Shqipëri janë të forta si në ekonomi ashtu edhe në fushën e sigurisë.

Gjatë bisedës, palët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë si infrastruktura dhe turizmi, si dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Jetten, Shqipëria po bën hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ai shprehu pritshmëri për takimin e radhës në samitin BE–Ballkani Perëndimor në qershor.

ME TE LEXUARAT