“Bashkëshorti i lidhur me bandat Shkodrës”, gazetari jep pistën e re: Të hetohet pista e vrasjes për Alma Arrazin

Gazetari Dritan Laçi ka hedhur një pistë të re në lidhje me vdekjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë hedhur nga ura në Lumin Buna duke i dhënë fund jetës.
Teksa sot janë gjetur të 4 trupat e pajetë, gazetari thotë se duhet të hetohet edhe pista e “vrasjes”. Madje ai tha se ka kamera në hyrje të urës, të cilat duhet të shqyrtohen.
Ai madje tha se Erdgys Arrazi kishte lidhje me bandat, ndërsa përmendi dhe daljen nga burgu të vëllait të tij, vetëm pak ditë nga ngjarja.
“Nëse Alma kishte frikë se bashkëshorti i saj ishte një i fortë i lidhur me bandat në qytet. Duhet të hetohet edhe për vrasje në këtë rast. Duhet parë sepse filmimet e fundit janë në hyrje të urës së vjetër të lumit Buna dhe aty ka dy lagje, njëra që futesh në urë dhe një që del dhe të dyja kanë kamera.
Fakti që parmakët e urës janë 1 metër e gjysmë dhe një peshkatar duhet të ngjiten deri në urë për të hedhur rrjetet. Duhet parë, duhet hetuar në dy rrafshe dhe nuk duhet të harrojmë që ngjarjet zhvillohen në 4 ditët e fundit kohë kur kishte dalë nga burgu edhe vëllai i bashkëshortit, i dënuar. Ka disa pista që duhen parë dhe pse takoi për herë të fundit kunatën”, u shpreh gazetari.


