GAFA në momente TENSIONI! Berisha duke filmuar në Kuvend: Kriminel, larg duart nga Taulant Balla (VIDEO)

Aktualitet

GAFA në momente TENSIONI! Berisha duke filmuar në Kuvend: Kriminel,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit, ku tensionet mes opozitës dhe mazhorancës kanë shpërthyer në përplasje fizike.

Gjatë kësaj seance, deputetët e PD-së kishin “zaptuar” karriget e ministrave, duke kundërshtuar procedurat e seancës dhe duke protestuar për çështje të ndryshme. Kjo situatë ka shkaktuar një konfrontim me Gardën e Republikës, e cila ka intervenuar për të ndarë deputetët.

Për të regjistruar këto momente, Berisha ka marrë rol aktiv si “kameraman”, duke filmuar skenat e tensionuara të krijuara në Kuvend.

Gjatë përplasjes, ai ka drejtuar një thirrje ndaj anëtarëve të Gardës, duke kërkuar që të mos preknin deputetët e PD-së: “Larg duart kriminel nga Taulant Balla!” ka shpallur Berisha, duke ngatërruar emrin e deputetit të PS-së, Taulant Balla, me një tjetër individ.

Berisha: Larg duart nga deputetët kriminel, larg duart nga deputetët kriminel

Bardhi: Ti nuk merr urdhra nga Taulant Balla, merr nga ligji, kriminel! Të jep urdhra ty dhe shkon prek deputetin me dorë. Mos guxo t’i prekësh deputetët

Berisha: Larg duart kriminel nga Taulant Balla

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion