Bashkë me tre të tjerë tentoi VRASJEN e një personi në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Bashkë me tre të tjerë tentoi VRASJEN e një personi në

Një 46-vjeçar, Ermal Gora, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është sjellë nga Spanja dhe i është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Policia njofton se ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit “The Wanted”.

I dyshuari akuzohet për një tentativë vrasjeje që ndodhi në maj të vitit 2023 në qytetin e Beratit, ngjarje e cila u pengua falë ndërhyrjes së uniformave gjatë operacionit “Objektivi”.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve, shpërthyesve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet tregojnë se në tentativën për të vrarë një person, 46-vjeçari kishte bashkëpunuar me tre shtetas të tjerë.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ermal Gora., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion