Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, në hetim “Kiço”, nipi i personazhit të njohur si “Timi i Elbasanit”! Konflikti mes tyre për 700 mijë euro

Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës, në hetim “Kiço”,

Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, si dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”.

Ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aktualisht konsiderohet person kyç në dosjen hetimore.

Vendndodhja e tij nuk është e konfirmuar, megjithëse dyshohet se mund të ndodhet pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka lidhje të shumta, përfshirë edhe me Sheval Muharremin, të njohur si “Bosi i Gërçecit”.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import–eksporti dhe tregtimi automjetesh, e regjistruar në emër të El Ouejdit në Elbasan që prej vitit 2018. Pikërisht marrëdhëniet tregtare të lidhura përmes kësaj veprimtarie dyshohet se janë kthyer në burimin e konfliktit me Mëhallën.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve.

Konflikti mësohet se lidhej me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar. Burime të rezervuara pohojnë se Mëhalla ishte i revoltuar dhe se përplasja fizike ka ndodhur në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion