Basha e përjashtoi nga partia, Berisha zbulon bisedën me të natën e 9 shtatorit 2021

Aktualitet

Basha e përjashtoi nga partia, Berisha zbulon bisedën me të

Kreu i PD Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion në Neës 24 ka kujtuar datën 9 shtator 2021, kohë kur u përjashtua nga ana e Bashës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha shprehet se në atë kohë, Basha i ka thënë se e ka marrë vendimin, pasi ka qenë nën presionin e madh të ambasadores. Sipas Berishës, ai i ka thënë Bashës së ka marrë vendim të gabuar dhe se sërish duhet ta mblidhte Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e Partisë. Basha i është përgjigjur se “nuk bën mbledhje antiamerikane”.

“Ky del, pret datën 9 shtator dhe njofton se nën presionin e madh të ambasadores etj…. I them që ke marrë një vendim të pabazë, por pavarësisht i thashë mblidh Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e partisë. M’u përgjigj në telefon dhe më tha unë nuk bëj mbledhje antiamerikane”, tregoi Berisha në emisionin “Opinion”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion