Banesat vijojnë të mbeten në kulmin e tyre/ Pagat rrisin koston e ndërtimit, por jo të materialit

Aktualitet

Banesat vijojnë të mbeten në kulmin e tyre/ Pagat rrisin koston e
Ndërtimi i një banese po kushton më shumë, por këtë herë nuk janë tullat, çimentoja apo hekuri që po e shtrenjtojnë faturën, janë pagat.

Fuqia punëtore po i kushton gjithnjë e më shumë këtij sektori.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, kostot e ndërtimit të banesave janë rritur me 1.1% krahasuar me një vit më parë. Rritja më e fortë ka ardhur nga shpenzimet për fuqinë punëtore, të cilat janë rritur me 4.3%.

Ndërkohë materialet nuk kanë kushtuar më shtrenjtë se më parë. Shpenzimet për materiale kanë rënë me 0.6%, ndërsa materialet e ndërtimit me 0.9%.

Në një treg ku për vite me radhë shtrenjtimi i materialeve ishte arsyeja kryesore për rritjen e kostove sot presioni më i madh po vjen nga mungesa dhe shtrenjtimi i fuqisë punëtore.

Në total krahasuar me tre muajt e parë të vitit, kostot e ndërtimit u rritën me 0.3%, ndërsa edhe në këtë periudhë krahasimore pagat dhanë ndikimin më të madh.

Por teksa fuqia punëtore po u kushton më shumë ndërtuesve ndërsa çmimet e materialeve në rënie po I favorizojnë, kjo ecuri nuk shihet të reflektohet në çmimin final të një banese. Blerja e një apartamenti po i kushton gjithnjë e më shumë qytetarëve sidomos në kryeqytet.

Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë Indeksi Fischer tregon se çmimi mesatar i banesave të shitura u rrit me 11.7%  në fund të 2025.

Në Tiranë çmimi mesatar për metër katror ka kaluar tashmë 2 mijë euro ndërsa edhe në qytetet bregdetare çmimet mbeten edhe më të shtrenjta. Edhe kur çmimet e materialeve ulen kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht  se apartamentet do të bëhen më të lira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion