Banesa mori flakë nga qiriri që harroi ndezur, humb jetën i moshuari në Vlorë

Aktualitet

Banesa mori flakë nga qiriri që harroi ndezur, humb jetën i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Lapardha, ku 85-vjeçari K.A., është gjetur i pajetë nga familjarët.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte ndezur një qiri në banesë, i cili dyshohet se ka rënë mbi batanijen e tij, duke shkaktuar zjarr.
Si pasojë, banesa është përfshirë nga flakët dhe 85-vjeçari është djegur plotësisht, duke humbur jetën nga asfiksia dhe djegiet. Në momentin e ngjarjes, ai jetonte së bashku me djalin dhe nusen e djalit, por ata nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin dalë për t’u kujdesur për bagëtitë.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI

“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e  asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion