"Mos u dorëzoni, shpresa vdes e fundit!"- Përgjimet e Bujar Sefës: Si i motivonte kultivuesit e drogës në Krujë

Aktualitet

"Mos u dorëzoni, shpresa vdes e fundit!"- Përgjimet e Bujar

Janë publikuar përgjimet e Bujar Sefës, i cili u arrestua në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Sefa dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal ‘Rraja’. Nga ky përgjim zbulohen detaje që tregojnë mbi veprimtarinë kriminale të grupit ‘Rraja’, që merrenin me kultivimin e kanabisit në zonën malore të Krujës.

Më poshtë është biseda e zhvilluar mes Sefës dhe një bashkëpunëtori të tij, Asim Paluci, ku ky i fundit inkurajohet nga Sefa.

Përgjimet:
Bujar Sefa: O shoku,

Asim Paluci: Urdhro.

Sefa: Si jeni o dajë si jeni? A keni gdhirë mirë?

Paluci: Mirë, mirë.

Sefa: A ka ngel ndonjë makinë fshehur, se unë dola.

Paluci: Jo, hala, asnjë hala.

Sefa: Si kanë gdhirë bimët sot?

Paluci: Mirë kanë gdhirë mirë, ç’i do.

Sefa: Ashtu se dru ishalla nuk na i prejnë or burrë, mos u dorëzoni se shpresa vdes e fundit.

Paluci: Aha dorëzu, s’kena ç’bëjmë më mo jo. Po mrom?

Sefa: Po për jo e kena lonë pra, për jo e kena lon gjasme me to.

Paluci: Për një javë gjoja apo më shumë?

Sefa: Për një javë mo se ma shumë…

Paluci: Të dielën a?

Sefa: po. Merri besimtarët se me qëllu vijnë i presin edhe sot asht për tu q…Për 5 min vijnë sepse o ka ardh është fuoristradë e bardhë n’Noj.

Paluci: Mirë. Aty jam dhe unë përballë. E kam hjek unë, në çadrën e kam hjek krejt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion