Banesa në Fushë-Arrëz nën rrethimin e policisë, zbulohet identiteti i një prej personave të armatosur që fshihej! 24-vjeçari kërcënon se do qëllojë (EMRI)

Aktualitet

Banesa në Fushë-Arrëz nën rrethimin e policisë,

Një operacion policor është në zhvillim në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku forcat e rendit kanë rrethuar një banesë pas informacioneve se aty mund të fshiheshin persona të armatosur.

Sipas burimeve nga terreni, është identifikuar një prej personave të dyshuar, 24-vjeçari Julian Cumraku, i cili kërcënon se do qëllojë me armë.

Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Kontrolli po kryhet me kujdes të shtuar për shkak të situatës së mundshme të rrezikshme.

Banesja e dyshuar ndodhet pranë shkollës së Oroshit dhe është rrethuar që në orët e para të mëngjesit. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet nga vendngjarja mbeten të kufizuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion