Protesta e PD-së/ Blindohet Kryeministria, nis vendosja e perimetrit të sigurisë

Aktualitet

Protesta e PD-së/ Blindohet Kryeministria, nis vendosja e perimetrit

Partia Demokratike pritet të mbajë pasditen e kësaj të hëne protestën e dytë para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, pas skandaleve që mbuluan qeverinë së fundmi.

Protesta pritet të fillojë në orën 18:00 ndërsa ka nisur dhe blindimi i godinës së kryeministrisë. Raportohet se ka nisur edhe vendosja e perimetrit rrethues të godinës, ndërsa pak më herët është njoftuar edhe bllokimi i disa akseve.

Ky është tubimi i dytë i një angazhimi të tillë të opozitës, ndërsa aksioni është njoftuar se do të vijojë edhe ditë të tjera në vazhdim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion