Banda e Suel Çelës, GJKKO ndryshon masën e sigurisë vetëm për avokaten

Aktualitet

Banda e Suel Çelës, GJKKO ndryshon masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për të arrestuarit e grupit të Suel Çelës.

Trupa gjykuese ka ndryshuar masën e sigurisë vetëm për avokaten Blerina Beqiri nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Masat e sigurimit arrest me burg janë dhënë për personat e mëposhtëm:

Marjus Lulaj alias Suel Çela – 36 vjeç, banues në Elbasan

Mario Çela – 35 vjeç, banues në Elbasan (vëllai i Suel Çelës)

Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë

Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja – 37, banues në Elbasan

Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan

Bruno Hazizolli – 34 vjeç, banues në Elbasan

Ledio Zabeli – 33 vjeç, banues në Elbasan

Marsel Roka – 37 vjeç, banues në Tiranë

Ado Xhika alias Elkier Cërriku alias Ado Cërriku – 39 vjeç, banues në Tiranë

Prekë Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe

Fuad Verzivolli – 48 vjeç, banues në Elbasan

Metin Mehjam – 27 vjeç, banues në Elbasan

Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan

Skënder Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë

Pajtime Fetahu – 65 vjeç, banues në Elbasan (Ish-gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit)

Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë (Ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë)

Marsel Shega alias Bujar Shega – 51 vjeç, banues në Tiranë (Biznesmen)

Hajdar Lala alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa – 40 vjeç, banues në Tiranë

Detyrim paraqitje:

Blerina Beqiri – 39 vjeç, banues në Elbasan (Avokate)

Artan Hoxha – 50 vjeç, banues në Tiranë

Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë

Operacioni i SPAK

SPAK ndërmori 3 ditë më parë një operacion për goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës, mbi të cilin sipas SPAK rëndojnë akuzat për veprat penale nga trafiku ndërkombëtar i lëndeve narkotike, tek korrupsioni e deri tek vrasjet e kundërshtarëve të tij.

SPAK njoftoi se ka zbardhur atentatin ndaj Ardian Çapja, vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, si dhe një atentat të dështuar ndaj Elvis Koçi alias Çaushllari, teksa sqarohet dhe roli që kanë patur dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Në lidhje me këtë operacion, SPAK bën me dije se ka bashkëpunuar me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.

Sipas SPAK, ky hetim i bazuar në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

Struktura e Organizatës 

“Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale. Organizata kriminale që drejtohej nga Marjus Lulaj alias Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga Marjus Lulaj alias Suel Çela. I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

ME TE LEXUARAT