Balluku nga Rinasi: Rinisin fluturimet esenciale, nesër në mëngjes situata kthehet në normalitet

Aktualitet

Balluku nga Rinasi: Rinisin fluturimet esenciale, nesër në

Nga sot do të nisin fluturimet e esenciale në aeroportin e Rinasit. Ministrja e Insfrastrukturës Belinda Balluku në një deklaratë për mediat nga Rinasi, tha se do të nisin fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.

Ndërkohë duke filluar që nga dita e nesërme situata në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë.

Balluku nënvizoi sakaq se në orën 15:00 do të vijë ngarkesa e vaksinave anti-COVID, të cilat sipas ministres arritën të ruheshin dhe do të shpërndahen sipas planit të procesit të vaksinimit.

‘Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitare, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale, por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve ’- tha Balluku.

ME TE LEXUARAT