Babë e bir vjedhin 5 krerë bagëti! Arrestohet 59-vjeçari, policia sekuestron lopët

Aktualitet

Babë e bir vjedhin 5 krerë bagëti! Arrestohet 59-vjeçari,

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet se në bashkëpunim me djalin e tij 19-vjeçar kanë vjedhur pesë krerë lopë. Policia njofton se i riu është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar 5 bagëtitë dhe furgoni me të cilin u transportuan bagëtitë.

Njoftimi i policisë

Fier/Vijon bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve.

Vodhën në Levan, 5 krerë bagëti të trasha (lopë), vihen në pranga 59-vjeçari dhe djali i tij. Punohet për kapjen e djalit tjetër të 59-vjeçarit.

Sekuestrohen 5 bagëtitë, furgoni me të cilin u transportuan bagëtitë, nga banesa ku u vodhën te banesa e të arrestuarve, ku u gjetën, si dhe 6 targa automjetesh.


Si rezultat i veprimeve hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur 5 krerë bagëti të trasha (lopë), Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier dhe me Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zbardhur vjedhjen, si dhe kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të saj, shtetasit F. K., 59 vjeç dhe J. K., 30 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor për vjedhjen, djali tjetër i shtetasit F. K., shtetasi E. K., 19 vjeç.

Punohet për kapjen e 19-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion