Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij që planifikonte ta ....

Bota

Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga

Ishte gjysma e dytë e vitit 2025 kur Report i gazetarit të Rai3 Sigfrido Ranucci po investohej me kronika shumë të forta kundër Shqipërisë. Kishte vendosur që t’ua tregonte Shqipërinë italianëve përmes fjalëve të gazetarëve të Syrit të Sali Berishës dhe të akuzave të tyre se Shqipëria ishte bërë një “Narkoshtet”. Në këto muaj një eksploziv dëmtoi makinat e parkuara në hyrje të shtëpisë së gazetarit në periferi të Romës, duke i dëmtuar ato e duke rrezikuar jetën e vajzës së tij, e cila vetëm rastësisht kishte kaluar pak kohë më parë, fatmirësisht pa u prekur.

Ranucci vetë nuk u shpreh asnjëherë, por pista  kryesore që shpërndanë mediat italiane, me siguri me “burime të sigurta” pranë tij, ishte se në veprim ishte vendosur “mafia shqiptare”, si kundërpërgjigje e investigimit që Ranucci kishte bërë ndaj saj. Kjo pistë u shpërnda me bindje dhe shpejtësi dhe nga Syri i Berishës dhe gjithë gazetarët pranë tij. Këto ditë, investiguesit e vërtetë italianë nxjerrin në dritë një tjetër realitet: Eksplozivin dyshohet se ia ka vendosur miku i tij, biznesmeni kontrovers Valter Lavitola përmes një skeme të mirëmenduar. “Valteri është një mik i vërtetë, mes nesh ka shumë ngrohtësi”, u shpreh Ranucci në një intervistë të publikuar sot nga Corriere della Sera.

Por kjo ngjarje ka lënë pa fjalë si komunitetin gazetaresk italian, ashtu dhe opinionin publik në Itali, i cili mëson se një nga gazetarët më agresivë dhe investigativë të televizionit publik italian, ai që u bën moral të gjithëve, kishte krijuar një miqësi të fortë me një personazh si Lavitola, të cilin e kishte pasur dhe subjekt të investigimeve të Report që ai drejton. Njësoj sikur pas investigimeve për Artur Shehun e Vlorës, Ranucci të niste e të frekuentonte restorantet dhe të bënte familjarisht miqësi me vlonjatin e akuzuar prej tij. Po nuk është vetëm kaq.

Lavitola, i cili në të shkuarën ka qenë edhe gazetar, edhe botues, sot është pronar i një restoranti në Romë, por ajo që do ju habisë më shumë është historia e tij me shantazhe politike dhe gjobvënie deri në nivele të larta, ndaj Silvio Berluskonit. Sot Lavitola akuzohet për masakër dhe krime të tjera, me rëndesën e krimit mafioz bashkë me gjashtë persona të tjerë. Sipas hetuesve Lavitola i kishte dhënë detyrën Gomesit, kamarier në restorantin e tij, të gjente disa persona të tjerë të aftë të vendosnin ekplozivin pranë makinave të Ranuccit. Të gjithë eksplozivvënesit, persona të rëndomtë, janë arrestuar nga karabinierët. Pastaj Lavitola e ka ndihmuar kamarierin e tij kamerunez të largohet nga Italia.

Të martën e shkruar karabinierët italianë bënë një blic në shtëpinë e Lavitolës duke i sekuestruar telefonin dhe kompjuterin, prej aty biznesmeni ka marrë në telefon Ranuccin duke iu shprehur se ishte shumë i shqetësuar. Që prej vitit 2019, kur Ranucci ka bërë disa investigime gazetareske ndaj Lavitolës, mes tyre kishte lindur një miqësi e ngushtë: “Shkoja të haja në restorantin e tij të paktën cdo dy javë”, tregon Ranucci, i cili shprehet gjithashtu se nuk e imagjinon dot qëllimin e atentatit, edhe pse shprehet i sigurtë që Lavitola nuk do të mendonte kurrë t’i bënte keq.

Por gazetarët italianë kanë mësuar dicka nga hetimet: Qëllimii Lavitolës ishte që Ranucci të kalonte nga gazetaria në politikë, dhe jo i çfarëdoshëm, por në krye të PD-së italiane,  dhe një shpërthim i tillë do t’i jepte famën e heroit dhe do ta “blindonte” të sigurtë në Rai Tre. Nuk dihet nëse ky plan ishte i vetëm i Lavitolës apo në bashkëpunim me gazetarin. Kjo mbetet për t’u hetuar nga investiguesit italianë që e kanë ceshtjen në hetim.

Por për të kuptuar se kush është në të vërtetë miku i gazetarit Ranucci, le të shohim çfarë shkruan sot media italiane si Corriere della Sera, ashtu dhe të tjerat mes të cilave Il Post.

“Në 10 vitet e para të viteve 2000, Lavitola u përfshi nga një sërë hetimesh dhe dënime mes të cilave një tentativë për shantazh ndaj Silvio Berluskonit për të cilën u dënua me 1 vit dhe 4 muaj. Lavitola është akuzuar dhe se kishte vepruar si sekser për Berluskonin për të bindur senatorin Sergio De Gregorio për të ndryshuar rreshtim politik në këmbim të 3 milionë eurove në kohën e ashtuquajtur të “shitblerjes së senatorëve”, në të cilën u rrëzua qeveria e Romano Prodit në 2008.

Pra, Valter Lavitola, sekser i njohur dhe gjobëvënës i dënuar, ishte bërë mik i gazetarit Sigfrido Ranucci pasi ky i fundit kishte bërë kronika pikërisht për këto afere ndaj tij.

Sot pritet të mësohet nëse e gjithë skena e eksplozivëve ndaj Ranuccit është vetëm një inskemin i Lavitolës për ta bërë Ranuccin politikan, apo një komplot në të cilin përfshihen të tjerë individë?

ME TE LEXUARAT