Babai i gazetarit të arrestuar: E kanë detyruar me forcë të pranojë fajin

Aktualitet

Babai i gazetarit të arrestuar: E kanë detyruar me forcë të

Babai i gazetarit disident Roman Protasevich beson se i biri është detyruar me forcë të pranojë fajin në videon e postuar së fundmi.

Ndërsa i cilëson zhvillimet si një çmenduri, ai shpreson në ndihmën e ndërkombëtareve për lirimin e 26-vjeçarit.

“Mendoj se ai është detyruar. Nuk janë fjalët e tij, nuk është mënyra e tij e të folurit. Po ta shihni duket shumë nervoz. Ka gjasë që hunda t’i jetë thyer pasi duket sikur i ka ndryshuar forma dhe ka shumë pudër në fytyrën e tij.

Djali im nuk mund të pranojë se ka nxitur trazira, pasi ai nuk e ka bërë diçka të tillë. Ky është një akt hakmarrje i Lukashenkos, është një çmenduri totale.

Besojmë se BE do të jetë në gjendje t’i bëjë presion qeverisë aktuale për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë”, deklaroi Dzmitry Protasevich, babai i të arrestuarit.

26-vjeçari Roman Protasevich gjendej në një fluturim nga Greqia drejt Lituanisë, i cili u devijua drejt Minskut, me pretendimin e një kërcënimi për bombë, citon a2 cnn. Shtetet perëndimore akuzuan Bjellorusinë për pengmarrje të avionit të Ryanair.

Në orët e vona të së hënës, gazetari u shfaq në një video, ku duket se është i detyruar të rrëfejë krimet për të cilat i akuzon regjimi bjellorus, ndërsa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion