Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete në “Teqenë e Alipostivanit”, reagon Policia
Policia ka reaguar për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollari, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 61-vjeçare mbrëmjen e së hënës.
Raportohet se Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete rreth orës 22:00, në Teqenë e Alipostivanit, ku dhe jetonte.
Sipas bluve, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
"Përmet/Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", bën me dije Policia.