“Paraqet rrezikshmëri shoqërore”, arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, policia 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion

Aktualitet

“Paraqet rrezikshmëri shoqërore”, arratisja e Daut Lazes

Policia e Shtetit ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për çdo person që jep informacione të vlefshëm mbi vendndodhjen e Dauz Lazes, i arratisur nga burgu i Shënkollit ditën e sotme.

Mungesa e Daut Lazes u konstatua në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë.

Mënjeherë pasi u konstattua mungesa e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.

Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

Policia njofton se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj i kërkon qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit nëse kanë informacione për vendndodhejn e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT