Avokati i familjes Cani: Kamerat nuk kanë kapur momentin fatal, drejtoresha e shkollës s’ka…
Avokati i familjes së Martin Canit, i cili u vra disa javë më parë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, tha se asnjë nga institucionet duke filluar nga shkolla e deri te Prokuroria nuk kanë treguar mbështetje për familjen Cani.
Avokati Redi Ramaj, tha se drejtoresha e shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar prindërit e Martinit.
Më tej ai tha se institucionet nuk kanë informuar familjen e Martinit për asgjë lidhur me hetimet, ndërsa tha se babai i të ndjerit nuk është marrë në pyetje ende nga autoritetet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Redi Ramaj: Nuk shoh dezinformim, media ka bërë detyrën e saj. Familja Cani nga dita e ngjarjes e deri më sot që flasim ka pasur burim mediat, pasi institucionet jo vetëm nuk e kanë informuar por nuk kanë marrë as në pyetje babanë e të ndjerit.
Familja është në terr duke nisur nga shkoll, dretoria e deri të prokuroria. Drejtoresha e Shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar familjen cani. Nga komukimet e mia me familjen asnjë intitucion shettëror nuk ka shkuar për ngyshëllim te familja. As edhe një lloj mbëhstetje. Momenti fatal nuk është fokusuar nga kamerat.
Institucionet e tjera kanë dështuar. Edhe sot që kam marrë konfirmim të dytë drejtoresha e shkollës nuk ka bërë asnjë ngushëllim për familjen Cani