Ironia e ish-presidentit rus: Emmanuel “Micron” nuk përbën kërcënim, do të zhduket jo më vonë se...

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ironizoi sot paralajmërimin e Emmanuel Macron se Rusia përbën kërcënim, duke thënë se vetë presidenti francez nuk përbën kërcënim pas askujt nuk do t’i mungojë kur të tërhiqet ngta jeta publike.
“Rusia është bërë dhe do të mbetet për vitet e ardhshme një kërcënim për Francën dhe Evropën, thotë Macron”, shkroi Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në Platformën X.
“Micron”, siç e quajti Medvedev, “nuk përbën ndonjë kërcënim serioz. Ai do të zhduket përgjithmonë, jo më vonë se 14 maj 2027. Dhe askujt nuk do t’i mungojë”.
Në një fjalim televiziv dje, Macron tha se Evropa duhet të përballet me kërcënimin rus dhe propozoi fillimin e një dialogu evropian në lidhje me mundësitë e përdorimit të energjisë bërthamore franceze për të mbrojtur aleatët e Francës në Evropë.
“Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën”, tha Macron, duke shtuar se “do të ishte çmenduri të rrish duarkryq dhe të shikosh”.


