Legalizuan tri objekte pa leje, merren nën hetim zyrtarët e Kadastrës në Vlorë!

Aktualitet

Legalizuan tri objekte pa leje, merren nën hetim zyrtarët e

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi.

Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit.

Në kuadër të këtij procedimi, është marrë i pandehur edhe kryetari i Kryesisë së Fshatit Palasë, shtetasi O.Dh. për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, si dhe tre ekspertët I.T., E.P. dhe D.M., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, pasi kanë hartuar dokumentacion me të dhëna të rreme në përmbajtjen e tyre.

"Në lidhje me këtë vepër janë marrë të pandehur shtetasit K.T., Drejtor i ASHK-së Vlorë, E.M, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë pranë ASHK-së Vlorë, E.Y., Përgjegjës i Sektorit të Kalimit të Pronësisë pranë ASHK-së Vlorë, T.M, Specialiste e Sektorit të Kalimit të Pronësisë në ASHK-në Vlorë, S.R., Specialiste hartografe pranë Sektorit të Hartografisë në ASHK-në Vlorë, A,D., Specialist terreni pranë Sektorit të Legalizimeve në ASHK-në Vlorë, F.D.,

Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, M.J., Specialist në Sektorin e Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, D.M., Përgjegjës i Hartografisë dhe Regjistrimit pranë ASHK-së Vlorë, A.Rr., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit si dhe T.H., me detyrë Specialist IT-pranë ASHK-së Vlorë", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT