“Autori e qëlloi në kokë, polici tenton që…”, Klodiana Lala zbulon detaje nga ekzekutimi dhe ngre dyshime për motivin

“Kriminelë të kësaj natyre janë të tmerrshëm. Mjafton të shikosh lëvizjet, faktin që familja e inkurajon është trishtuese për këtë vend. Prokuroria nëse ka vullnetin ta hetojë. Azgan Mërnica nuk mund të na shitet si hero, është vrasës i një efektivi policie”, tha nder te tjera Lala.
Klodiana Lala: Azgan Mërnica është një vrasës gjakftohtë dhe nuk e them këtë vetëm për faktin se është ekzekutuar një efektiv i forcave shqiponja, por sepse familja e tij është e skeduar për krime. Duke qenë se ai ishte në arrati, ai ishte i armatosur, edhe pse kur u dorëzua kishte thënë që armën e kishte hedhur.
U tentua të trajtohej si një incident, një konflikt i ndodhur mes dy personave. Ndërkohë në pamjet filmike të ngjarjes, të momentin të vrasjes që unë kam parë, janë pamje të rënda, ai e qëllon me plumb në kokë. Polici është me shpinë në momentin që qëllohet, e shikon autorin, madje është një moment që ai tenton të vendosë dorën në pistoletën e shërbimit, por nuk arrin sepse ai e qëllon. Unë dyshoj që ka diçka përtej një sherri banal.
Si ka mundësi që një 23 vjeçar, me familje të skeduar lëviz i armatosur? Këto elemente më bëjnë të dyshoj se kjo nuk është një ngjarje ka ndodhur për atë sherrin. Duhet hetuar më gjerë e gjatë.
Kriminelë të kësaj natyre janë të tmerrshëm. Mjafton të shikosh lëvizjet, faktin që familja e inkurajon është trishtuese për këtë vend. Prokuroria nëse ka vullnetin ta hetojë. Azgan Mërnica nuk mund të na shitet si hero, është vrasës i një efektivi policie.

