E kuptoi se do arrestohej, momenti kur inspektori i Gjirokastrës ikën me vrap dhe i shpëton AMP-së

Aktualitet

E kuptoi se do arrestohej, momenti kur inspektori i Gjirokastrës ikën

Një aksion është zhvilluar sot nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Gjirokastër ku në pranga kanë rënë 5 persona dhe një tjetër i shpallur në kërkim, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi kanë lejuar kalimin e emigrantëve të paligjshëm për në Shqipëri, si dhe kalimin e mallrave kontrabandë.

AMP arrestoi shefin e Krimeve, Alfred Kondi dhe 4 persona të tjerë, ndërsa një prej inspektorëve është larguar me vrap.

Në përpjekje për t’u arratisur kalon edhe murin dhe më pas zhduket nga fushëpamja e kamerave të sigurisë.

Feim Onjeza, Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve disa mujore është zbuluar së këta persona kanë lejuar kalimin e emigrantëve të paligjshëm në kufi. Gjithashtu ata kanë favorizuar shtetas të tjerë për kalimin e mallrave kontrabandë si dhe organizmin e lojërave të fatit me qëllim përfitimin prej tyre në vlera monetare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion