Autobusi përplaset me makinën me targa italiane, humb jetën një prej shoferëve
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme, gjatë orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Mësohet se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një mjet, tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


