Audiopërgjimet e 21 janarit/ Ish-kreu i SHISH: Janë gjuajtur me qindra plumba...

Aktualitet

Audiopërgjimet e 21 janarit/ Ish-kreu i SHISH: Janë gjuajtur me qindra

Xhaxhai i Aleks Nikës ka folur pasi Prokuroria e Tiranës “zbarkoi” sot (25 janar) në shtëpinë e nipit të tij në Lezhë.

Martin Nika tha se çështja e 21 janarit është mbajtur në sirtar dhe audio përgjimin e plotë do e dorëzojnë vetëm në SPAK, pasi aty kanë besim.

“S’ka vullnet që çështja të hetohet. Është mbajtur në sirtar. Oficerët kërkuan kasetën e regjistrimit. Kasetën do ta japim vetëm në SPAK, aty besojmë”, tha xhaxhai i Aleks Nikës për News24.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Mark Nika është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, një takim që e kishte kërkuar vetë familja e Nikës.

Pas takimit ai u shpreh, se Dumanit i kërkoi që ta marrë SPAK në dorë çështjen e nipit të tij, pasi ata nuk kanë më besim te Prokuroria e Tiranës.

“Shkëndija” e madhe e rihapjes së hetimeve për 21 Janarin ishte pikërisht ai audio-përgjim i cili u bë publik nga gazetari Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.

Ditën e sotme ndërkohë SPAK ka konfirmuar marrjen e padive nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion