“Audi” dhe trupi i kalimtarit bëhen copash/ PAMJET e rënda nga aksidenti në Tapizë-Fushë Krujë

Aktualitet

“Audi” dhe trupi i kalimtarit bëhen copash/ PAMJET e rënda

Pamjet që shikoni në foton e mësipërme janë nga aksidenti tragjik, i regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet përplasi për vdekje një 62 vjeçar.

Sic mund të shihet dhe nga pamjet, automjeti tip “Audi” bashkë me trupin e 62 vjeçarit janë bërë copa si pasojë e përplasjes.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 ku automjeti me drejtues shtetasin Kleo Malja., rreth 19 vjeç, aksidentoi këmbësorin shtetasin Nazif Zeneli, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion