Asnjë votë kundër, KLP vendos për rritjen e pagave të prokurorëve

Aktualitet

Asnjë votë kundër, KLP vendos për rritjen e pagave të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi rritjen e pagës referuese për prokurorët, duke ndjekur të njëjtin model të aplikuar për gjyqtarët

Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, KLP përcaktoi pagën referuese në 222 mijë e 425 lekë.

Kësaj shume i shtohen edhe 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit, duke e çuar bazën e përllogaritjes së pagës në 236 mijë e 425 lekë. Vendimi vjen pas një situate të krijuar nga ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese mbi mënyrën e përcaktimit të pagave në sistemin e drejtësisë. Anëtari i KLP-së, Erind Mërkuri, tha se Këshilli ishte i detyruar të ndërhynte për shkak të boshllëkut ligjor të krijuar pas vendimit të Kushtetueses.

Sipas Mërkurit, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një normë ligjore dhe i ka lënë Kuvendit një afat për plotësimin e këtij boshllëku. Por, në kushtet kur ndryshimet ligjore nuk janë miratuar, KLP ka vendosur të referohet te vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Paga referuese e përcaktuar nga KLP lidhet me pagën e një pozicioni drejtues në Kryeministri, e cila shërben si bazë për përllogaritjen e pagave të prokurorëve.

Rritja e pagave të prokurorëve vjen pas ndryshimit të pagave të gjyqtarëve. Që prej 1 gushtit 2026, pagat e gjyqtarëve janë rritur me 65 mijë e 600 lekë, pas një vendimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Çështja ishte referuar në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve, pas kundërshtimit të qeverisë ndaj rritjes së pagave. Gjykata Kushtetuese vlerësoi të papranueshme uljen e pagave dhe i la Kuvendit detyrën për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion