Artistët ishin brenda ish-vilës së Enver Hoxhës gjatë sulmit me molotovë, Berisha: Nuk e dija që ndodheshin aty

Aktualitet

Artistët ishin brenda ish-vilës së Enver Hoxhës gjatë

Pasi doli nga SPAK, Sali Berisha dha një prononcim për gazetarët, ku foli dhe për sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxhës.

Ai u shpreh se nuk kishte informacion që kishte njerëz brenda godinës, ndërsa shtoi se ndjen keqardhje.

Po ashtu, kryedemokrati tha se nuk e dinte që ish-vila e diktatorit ishte bërë qendër kulturore dhe se ishte kundër kësaj.

“Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt (i sulmeve). S’kam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore (për ish-vilën e Enver Hoxhës). Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion