Rama takon sot Begajn, i dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri

Aktualitet

Rama takon sot Begajn, i dorëzon propozimet për ndryshimet në

Këtë të hënë në orën 11:00, kryeministri Edi Rama pritet të takojë kreun e Shtetit Bajram Begajn në Pallatin e Brigadave.

Kreu i qeverisë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend.

Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar,  Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive.

Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.

Nga ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ferit Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE, do të jetë ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.

Largohet nga drejtimi i Mbrojtjes Pirro Vëngu, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre. Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në Qeveri

Zv.kryeministër

Ikën Belinda Balluku

Vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë

Ikën Besfort Lamallari

Vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme

Ikën Albana Koçiu

Vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Toni Gogu

Vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës

Ikën Belinda Balluku

Vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes

Ikën Pirro Vengu

Vjen Ermal Nufi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion