Artan Shkëmbi nuk i shpëton dot akuzës, vijon pezullimi nga detyra pas kërkesë së prokurorisë

Aktualitet

Artan Shkëmbi nuk i shpëton dot akuzës, vijon pezullimi nga

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet prokurorit, Bledar Valikaj bën kërkesë të re për masë sigurie për Artan Shkëmbin, ish zëvendës drejtori i OFL. Mësohet se Gjykata e ka pranuar kërkesën ndaj Shkëmbit dhe kështu është caktuar sërish masa e pezullimit nga ushtrimi i funksionit.

Gjykata kishte konstatuar ndërkohë humbjen e efekteve të masës së sigurisë për shkak të tejkalimit të afatit 6 mujor.

Shkëmbi akuzohet për nxjerre të informacionit të autoriteteve gjermane. Autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion