Arrestohet ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër, ja çfarë i gjeti policia në zyrën e avokatisë

Vihet ne pranga ish kreu i Kadastres se Gjirokastres Florian Taçi. Ka qene nje operacion i perbashket i mirrekoordinuar mes Policise se Tiranes, asaj te Gjirokastres, Prokurorise dhe Gjykates se Faktit Gjirokaster që kane finalizuar aksionin per arrestimin e Taçit dhe ish bashkepunetorit te tij ne Kadastren e Gjirokastres Alban Memishaj.
Akuza qe rendon ndaj Taçit eshte per mashtrim, falsifikim dokumentash ne bashkepunim.
Qysh dje ne darke policia ka ushtruar kontroll ne zyren e tij avokatore ne Gjirokaster ku ka sekuestruar dokumente te shumta qe i shfrytezonte Taçi qe kishin te benin me te gjithe databazen e Kadastres se Gjirokastres çka eshte shkelje e paprecedent. Njekohesisht Taçi kishte akses ne kete databaze online.


